E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Berisha i dha Bregut, 6 HEC-e

Partia Socialiste ka shtuar dhe nje akuze ndaj procedurave te dhenies me koncesion te hidrocentraleve. Duke akuzuar serish ministren e Integrimit Majlinda Bregu, deputetja e PS-se Ermonela Felaj u shpreh se koncesionet jane dhene vetem pak dite para zgjedhjeve te vitit te kaluar, duke e cilesuar kete abuzim si te lidhur me manipulimin e zgjedhjeve. “Ne kulmin e fushates elektorale per zgjedhjet parlamentare, qeveria ishte e ndare pergjysme, ndersa gjysma e qeverise vidhte votat, gjysma tjeter vidhte pasurite publike te shqiptareve, duke shpejtuar te merrnin gjithcka qe mundnin, ne rast se vjedhja e votes nuk rezultonte e suksesshme”, u shpreh dje deputetja Ermonela Felaja. Ajo ju referua koncesioneve qe ka marre per ndertimin e hidrocentraleve kunati i ministres se integrimit Majlinda Bregu. Ndersa ka theksuar se ministrja ne deklaratat e saj publike ka fshehur dhe numrin e hidrocentraleve duke deklaruar vetem 1 nga 10 te tilla. “Po bejme publike kontraten e koncesionit te hidrocentraleve ne lumin Zall i Okshtunit, dhene kunatit te Ministres se Integrimit, Majlinda Bregut. Ministrja Bregu ka genjyer ne lidhje me kete koncesion, pasi sic mund te shohim tek kontrata, nuk eshte dhene vetem nje hidrocentral”, u shpreh Felaj. Ajo ka permendur dhe emrat e hidrocentraleve te cilet jane, "Borove", "Sebisht Nr. 2", "Prodan Nr. 4", "Prodan Nr. 5", "Okshtun Nr. 6", "Okshtun Ekologjik", "Ternova Nr. 7", "Lubalesh Nr. 9", "Lubalesh Ekologjik", dhe "Gjorice Nr. 10". Felaj u shpreh se hidrocentralet jane dhene per 35 vite me koncesion dhe kane nje prodhim vjetor prej 153 milion e 786 mije e 127 Kilovat ore. “Vlera totale e ketij investimi kap 32 milione Euro per ndertimin dhe venien ne pune te hidrocentraleve. Me kapacitetin qe kane, fitimi nga ky investim do te jete 323 milion euro”, u shpreh dje deputetja e PS-se Felaj. Por ajo qe per parine socialiste shton dyshime mbi tenderimin e katre HEC-eve ka te beje me kohen periudhen paraelektorale. Ndersa ka theksuar se koncesionet i jane dhene kunatit te ministres se Integrimit, i cili ka nje firme qe nuk ka pasur me pare eksperience ne investimet energjetike. “Sic duket qarte nga vendimi per koncesionin e hidrocentraleve te kaskades se Okshtunit, ne ditet e fundit perpara zgjedhjeve, qeveria Berisha jepte me koncesion 323 milione euro pasuri publike te te gjithe shqiptareve, dikujt pa asnje eksperience ne kete sektor, me nje atribut kryesor, qe eshte kunati i Ministres se Integrimit”, u shpreh dje Felaj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›