E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjermeni: Berisha gënjen për investimet, të japë përgjigje për shtrenjtimin e jetesës

Tiranë, 1 shtator, NOA Deklaratat e kreut të qeverisë Sali Berisha për rritje të investimeve dhe përmirësim të jetesës së shqiptareve, janë hedhur poshtë nga ana Partisë Socialiste. Deputetja e PS, Eglantina Gjermeni i cilësoi deklaratat si gënjeshtra dhe kërkoi nga Berisha të mbajë përgjegjësi për shtrenjtimin e jetës së qytetarëve.

Sipas saj rritja e pagave do bëhet në vitin 2011 ndërkohë që gjatë muajve të fundit çmimet janë rritur më shumë.

Kryeministri foli për rritje pagash e pensionesh në korrikun e vitit që vjen. Por, shqiptarët duhet të jetojnë edhe sot, edhe në muajt që vijojnë dhe nuk mund të vdesin urie duke pritur korriun 2011. Buka është shtrenjtuar, po ashtu mielli e vaji, po ashtu uji, qumështi e kosi, që nga sot edhe tarifat e telefonisë fikse. Kryeministri duhet të japë përgjigje sot për shtrenjtimin e jetesës, tha Gjermeni.

Ajo u ndal edhe në investimet në rrugë duke akuzuar qeverinë se ua ka dhënë tenderat firmave që skanë eksperiencë dhe se shifrat e prezantuara nuk janë të sakta.

Rrugët si Levan Tepelenë apo Levan Vlorë. ka vite që i përmend. Duhet të kishin mbaruar, sepse edhe fondet e donatorëve janë disponibël. Por zvarriten sepse iu dhanë sekserëve të Sali Berishës të cilët si në rastin e hidrocentraleve sjanë marrë ndonjëherë me rrugë dhe tani nuk dinë ti bëjnë, u shpreh Gjermeni.

Sipas saj nëse do të ishin bërë të gjitha rrugët që Berisha ka thënë Shqipëria duhet të ishte 5 herë më e madhe nga çfarë është.

a.k/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›