E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli pret gjimnazistet

Gjimnazistët vizituan sallën e Seancave Plenare, ku në një bisedë të hapur me Kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli, u njohën me rolin, funksionimin dhe procedurat parlamentare.

Duke zënë vendin e deputetëve e ministrave, të rinjtë e shndërruan takimin në një seancë, ku u përcoll interesi dhe kureshtja e tyre mbi mënyrën se si punohet në Kuvend, ligjet që kalohen dhe votimi i tyre, reformat dhe procesi drejt integrimit evropian. 

Si nënë dhe si prind, Kryetarja e Kuvendit i inkurajoi të rinjtë, të fokusojnë interesin e tyre tek matematika, si një ndër shkencat më të rëndësishme bashkëkohore që ecën me zhvillimin e teknologjisë dhe epokën dixhitale në të cilën ne jetojmë.

Maksimumin, sipas sa,j duhet të japin në çdo fushë, për t’i siguruar vetes një të ardhme të suksesshme, por dhe lumturi prindërve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›