E Shtunë, 31 Tetor 2026

Transparenca, pas provimeve me zgjedhje

Pasi te dalin pergjigjet e provimeve me zgjedhje, pritet qe te gjitha te dhenat te grumbullohen ne Librin e Transparences. Aty maturantet do te mund te gjejne te gjitha rezultatet e provimeve, ID-ne e tyre, noten mesatare, llogaritjen e pikeve etj. Qe ne momentin e marrjes se pikeve perkatese per deget e perzgjedhura nga maturantet pas llogaritjes se bere nga qendra e perpunimit te informacioneve, nese do te rezultoje ndonje parregullsi ne kalkulimin e pikeve, duhet bere menjehere depozitimi i ankeses prane drejtorise se shkolles. Afati i fundit per dorezimin e ketyre ankesave do te jete fillimi i shtatorit. Nga ana tjeter, drejtorite perkatese arsimore te rretheve, ankesat e depozituara do t'i nisin drejt qendres ku eshte bere dhe perpunimi i informacionit, e cila duhet te ktheje dhe pergjigjen ne shtator. Pas kesaj kohe do te shpallen listat me emrat e kandidateve fitues qe do te marrin pergjigje ne lidhje me verifikimet e bera brenda dhjete diteve. Pas kesaj date, ne cdo dege/program studimi te fakulteteve publike, do te shpallen listat e pranimit. Ky do te jete objekt i Librit tjeter te Transparences, i cili pervec institucioneve te Arsimit te Larte, do t'u shperndahet edhe shkollave te mesme, per te siguruar informacion dhe transparence.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›