Topalli: protesta e PS një trishtim, kryetari i socialistëve s’ka interes për dialog Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, iu përgjigj sot interesit të gazetarëve lidhur me protestën e Partisë Socialiste, duke e vlerësuar si një trishtim. Më një komunikimin për mediat, ajo tha se “mesa duket kryetari i Partisë Socialiste nuk ka interes për dialog”. Për sa i përket djegies së flamurit të NATO-s dhe incidentet me qytetarët, kryeparlamentarja tha se është një gjë që nuk është parë në 20 vjet në Shqipëri. “Është parë kur ishim në sistemin e diktaturës. Por kjo nuk është shqiptare, pavarësisht se ishin disa militantë të Edvin Ramës që dogjën këtë flamur. Natyrisht është për t’u dënuar rëndë, por kjo nuk ka lidhje me shqiptarët, që janë njerëzit më pro NATO dhe më pro evropianë në të gjithë rajonin”, deklaroi Topalli.