E Shtunë, 31 Tetor 2026

Celsi fiton me Liverpulin, nje hap larg titullit kampion

Stiven Zherad, pas nje gabimi te pafalshem ne mbrojtje i dha mundesi ekipit te Celsit te fitonte ndeshjen me te veshtire te Seria A, para se te shpallej kampion, ne Premier Lige. Blute e Londres e kaluan me sukses proven e madhe, ndaj Liverpulit te Rafa Benitezit, duke hedhur nje hap shume te rendesishem, ne gare per t'u shpallur kampion ne Premier Lige. Stiven Zherard mbeti me duar ne koke, kur ne '33 donte te kthente nje top pas te Reina, por nderhyri sulmuesi Didier Drogba dhe realizoi golin e pare per ekipin e Celsit. Ne pjesen e dyte te ndeshjes ishte Frenk Lampard autori i golit te dyte te ndeshjes. Pasi shenoi golin e dyte, Blute administruan avantazhin dhe moren tre pike, qe per trajnerin Karlo Anceloti ishin teper te vlefshme dhe thuajse te sigurta per titullin kampion. Trajneri Anceloti kerkoi nga skuadra qe te mbroje formen deri ne fund, per te mos leshuar asnje pike, sepse nje hap fals sipas tij, i kushton tere sezonin Celsit te Londres. Nje edicion me pare, e njejta situate ne rivalitetin mes Mancester Junajtid dhe Celsit u mbyll me triumfin e Djajve te Kuq, ne ndeshjen e fundit te kampionatit. Liverpuli e ka mbyllur me te gjitha deshtimet e mundshme kete sezon futbollistik ne Premier Lige. Pjesemarrja ne Evropa Lige do te jete ngushellimi i vetem per ekipin e Liverpulit, ne "Champions League".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›