E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli takon Wollfarth: Ftesë PS-së për reformat

TIRANË- Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka përsëritur ftesën drejtuar opozitës për bashkëpunim në reformën zgjedhore.

Gjatë takimit të sotëm me kreun e prezencës së OSBE-së në Tiranë, ambasadorin Eugen Wollfarth, u bisedua për situatën dhe zhvillimet e pritshme në parlament, për axhendën parlamentare dhe reformat në kuadër të procesit të integrimit, si dhe për bashkëpunimin e Kuvendit me misionin e OSBE-së.

Topalli informoi kreun e prezencës së OSBE-së, për ofertën e bërë nga mazhoranca për sa i përket ndërmarrjes së nismave për reformën e ardhshme zgjedhore, bazuar në rekomandimet e OSBE-së, ashtu sikundër për sa i përket bashkëpunimit mazhorancë-opozitë për të votuar në Kuvend ligjet që kanë shumicë të cilësuar.

Opozita është e mirëpritur të japë kontributin e saj në këtë proces, se ky nuk është një kontribut vetëm për parlamentin dhe parlamentarizmin, por është një kontribut për shqiptarët dhe Shqipërinë në objektivin e madh të tyre në rrugën e zhvillimit dhe integrimit në Europë- tha ajo.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›