E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjirokastër/ Kapen 75 kg marihuanë, 2 në pranga

Një sasi droge prej 75 kilogramë është bllokuar sot nga policia në Gjirokastër.
Lajmi bëhet i ditur nga burime zyrtare të policisë së Gjirokastrës, të cilat thanë se droga po trafikohej nga dy persona tashmë të identifikuar dhe të ndaluar nga agjentët e policisë.
Bazuar në informacionet e marra në rrugë operative mëngjesin e sotëm, policia ka organizuar shërbimet e saj në afërsi të zonës së quajtur "Shkëmbi".
Menjëherë sapo aty ka mbërritur automjeti i dy personave i cili mbante 75 kilogramë marihuanë, policia ka ndërhyrë duke ndaluar personat që ndodheshin në mjet si dhe duke bllokuar sasinë e drogës.
Dyshimet kryesore janë se droga ka ardhur nga Lazarati ndërsa po trafikohej në drejtim të Greqisë

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›