E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli thyen heshtjen e selisë blu, falenderon votuesit e PD në FB

TIRANË- Në një kohë që nga selia blu nuk ka deklarata dhe reagime për zgjedhjet e 23 qershorit, ka qënë kryeparlamentarja Topalli, e cila ka thyer heshtjen që ka pllakosur selinë blu.

Nëpërmjet faqes së saj në rrejtin social "Facebook", kryeparlamentarja ka zgjedhur të falenderojë votuesit e PD-së pa komentuar rezultatin e zgjedhjeve, i cili ka shkuar në favor të së majtës edhe në qarkun ku ajo kandididonte, Shkodër.

“Falenderim dhe mirënjohje për çdo militant, anëtar, simpantizant e votues të Partisë Demokratike! Faleminderim dhe mirënjohje për mundin, përkushtimin dhe përgjegjshmërinë absolute me të cilën mbrojtët alternativën dhe votën tonë. Me mirënjohje të pafund. Jozefina”, shkruan ajo.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›