E Shtunë, 31 Tetor 2026

Klajda Gjosha: Në Kuvend me modesti, qetësi dhe komunikim njerëzor

TIRANE- E ftuar në studion e "News 24", Klajda Gjosha e LSI-së, e cila tashmë ka siguruar mandatin e deputetes rrëfen sekretin e fitores së saj, por edhe të LSI.

Sipas Gjoshës, “sekreti i fitores qëndron tek komunikimi dhe afrimiteti që kemi me njerëzit, tek degjimi, politikanët harrojnë të dëgjojnë”, tha ajo.

Klajda vijoi më tej se rezultati i arritur nga LSI ka qenë i pritshëm, po ashtu edhe mandate saj. “Rezultati i LSI ishte deri diku i pritshëm. Fitoren time e mora vesh nga telefonatat e shumta që më vinin, e para më telefonoi mamaja, e cila vetëm qante nga gëzimi”, tha Gjosha.

Ajo shtoi se si deputete e ardhsme e Kuvendit të Shqipërisë karakterizohet nga tre cilësi. “Në veten time shoh tre gjëra që më karakterizojnë, modestia, qetësia dhe komunikimi me njerëzit”, thotë ajo.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›