E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli uron nga shkolla 9-vjeçare, deputetët e katër viteve të ardhshme

Shkodër, 4 gusht NOA - Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka zgjedhur inaugurimin një shkolle në fshatin Kosmac për të shprehur një urim për deputetët e zgjedhur në zgjedhjet e 28 qershorit.

Ajo ka shprehur besimin se bashkëpunimi në Parlament për çështjet e mëdha dhe proceset integruese do të forcohet në interes të kombit.

Shfrytëzoj këtë rast për ti bërë urimet më të mira të gjithë deputetëve të zgjedhur dhe atyre  që më  7 shtator  do të ulen për herë të parë në parlament- u shpreh sot në mesditë Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli në ceremoninë e  fillimit të punimeve të  një shkolle 9-vjeçare në fshatin Kosmac.
Nuk ka vend më të nderuar, privilegj më të madh sesa të jesh përfaqësues i një kombi dhe të jesh një ndër 140 deputetët e Kuvendit, për të qenë sa më afër vullnetit të asaj që mendojmë, të  asaj që dëshirojnë, kërkojnë dhe mendojnë votuesit tuaj.
96% e shqiptarëve kanë votuar pro orientimit drejt BE dhe proceseve integruese. Kjo do të thotë që  ne për kalimin e ligjeve integruese, pa dyshim,  do të bashkëpunojmë me opozitën dhe ajo do të bashkëpunojë me ne. Sepse unë besoj që ajo ndjehet përfaqësuese e atyre votave që vijnë nga e majta, që janë një numër i caktuar dhe kanë shprehjen e tyre të vullnetit  për proceset integruese shtoi më tej Topalli.

Kryeparlamenatrja deklaroi se e sheh me optimizëm parlamentin e ardhshëm dhe në mënyrë të veçantë qeverisjen e ardhshme e cila e parashikon si shumë efiçente, efikase dhe funksionale.
Më parë më pyetën çfarë mendon për kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Ramën që thotë se herë i  njoh dhe herë nuk i njoh zgjedhjet. Shqiptarët bënë kësaj radhe zgjedhjet më të mira. Rezultati i  Ballagatit i cili të kujton Kasharin ku PS-ja u radhit në vendin e katërt  është leksioni më i mirë që i jepet kujtdo që tenton të zgjidhë problemet e tij personale e politike duke cënuar vullnetin e shqiptarëve.
Historia e këtyre viteve të fundit është historia e sfidave të jashtëzakonshme, por kësaj radhe ne i fituam të gjitha sfidat. Kemi fituar sfidën e standardeve, kemi fituar  sfidën e zgjedhjeve, kemi fituar sfidën e  anëtarësimit në NATO, që është meritë e jashtëzakonshme e shqiptarëve shtoi më tej Topalli.

k.k/NOA

var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar)   Titulli:   Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›