Turizmi ne Vlore, vit me vaket per bizneset

Ndryshe nga nje vit me pare kur per t'u akomoduar neper hotelet e qytetit te Vlores gjate sezonit turistik te duhej te kishe prenotuar edhe nje vit me pare apo te kishe te njohur, kete vit duket se turizmi i ketij qyteti ka qene me i qete dhe me me pak pushues.
Te pyetur, pushues dhe drejtues biznesesh hoteliere deklarojne se cmimet e jane te njejta me ato te vjetshmet por mungesa e infrastruktures dhe kriza ekonomike qe kane sjelle kete renie te punes qe sipas tyre shkon deri ne 40% me pak se sezoni kaluar.
Ndonese ne periudhen e pikut te sezonit turistik thuajse ne te gjitha portat e shtepive apo apartamenteve gjenden mbishkrime qe ofrojne dhenie me qera ambientesh akomodimi, ndryshe nga vjet kur rrugeve nuk te zinte syri tabela te tilla pasi ishin te gjitha te prenotuara.