E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli uron shqiptarët për Krishlindje

TIRANE- Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli uroi të gjithë besimtarët për Krishtlindje.

Në mbarim të vizitës së saj në Kishën Ortodokse, Topalli tha për mediat se Krishtlindja së bashku me Vitin e Ri janë festat më të bukura.

Po të reflektojmë, festa është ndoshta më shumë se çdo gjë tjetër, kapërcimi i të pamundurës. Kjo është një ditë e bekuar, për të bërë të mundur atë që në fakt duket e pamundur. Gjatë gjithë historisë, shqiptarët kanë bërë të mundur atë që është dukur e pamundur.- tha Topalli.

Ajo dërgoi një urim për të gjithë shqiptarët kudo ku janë, në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal i Zi, dhe kudo tjetër.

Një urim të veçantë kryetarja e Parlamenti rezervoi edhe për ushtarët shqiptarë të cilët janë me misione paqeruajtëse në Afgnistan dhe vende të tjera.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›