Topi: Shqiptarët respektojnë fenë e njëri-tjetrit
Pas vizitës në kishën Ortodokse për festën e Krishtlindjes, Kreu i shtetit Bamir Topi teksa ka uruar të gjithë shqiptarët duke theksuar se sot ka nevojë për komunikim dhe reflektim. Gjithashtu ai ka theksuar se do të ishte më mirë nëse vitin tjetër do të ketë më shumë dialog.
Dëshiroj të uroj këtë ditë të gjithë besimtarëve të krishterë. Kjo festë ka një simbolikë të madhe, është festa e lindjes së shpresës dhe paqes për t`i hapur rrugë komunikimit. Ka nevojë për refleksion. Unë besoj se viti që vjen do të jetë një vit i mbushur me më shumë dialog dhe arritje për Shqipërinë theksoi Topi.
Më pas presidenti Topi ka vizituar edhe Selinë e Shenjtë Katolike ku theksoi se shqiptarët e respektojnë besimin e njëri-tjetrit dhe kjo është simbolika më e mirë e kësaj feste.
Uroj besimtarët katolikë për këtë ditë të madhe, këtë ditë të bardhë. Çdo vit unë marr mesazhe nga qytetarët për festën por sot kam marrë mesazhe edhe nga besimtarët myslimanë që do të thotë një respekt të madh për besimin njëri-tjetrit, dhe simbolikë më të mirë nuk e gjen ku të gjithë urojnë njëri-tjetrin për një Shqipëri më të mirë ka theksuar Topi.
Shkrime të tjera me interes:
- Festa e Hashures, presidenti Topi uron besimtarët Tiranë- Kreu i shtetit shqiptar, Bamir Topi ka shprehur urimet...
- Reforma Zgjedhore, Topi: Standarte europiane, pa pozicionime politike Tiranë- Presidenti i vendit Bamir Topi në lidhje me komisionin...
- Topi, keqardhje për “plehrat” TiranëPresidenti i Shqipërisë Bamir Topi ka reagur sot ndaj rrëzimit...