E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli: Krishlindjet, kapërcimi i së pamundurës

Me rastin e Krishlindjeve kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ka vizituar sot kishën ortodokse, ku takoi dhe uroi Kryepeshkopin Anastas Janullatos.
Në fjalën e saj  Topalli ka uruar të gjithë shqiptarët me rastin e festës së Krishtlindjes ndërsa u shpreh se kjo ditë reflekton kapërcimin e së pamundurës.

Bashkë me festën e Vitit të Ri, këto janë festat më të bukura. Po të reflektojmë dhe mendojmë se çfarë është Krishtlindja, është më shumë se çdo gjë tjetër kapërcimi i së pamundurës. Shqiptarët gjatë gjithë historisë së tyre kanë bërë të mundur atë që ka qenë e pamundur. Gjithë shqiptarëve urime, dhe atyre që kanë emigruar për vite si dhe ushtarëve në Afganistan ka theksuar Topalli.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Topalli: SHBA aleat i pazëvendësueshëm i demokracisë Tiranë- Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli gjatë takimit të sotëm...
  2. Topalli: Topi dhe Rama bllokuan integrimin Tiranë -  Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli Bari bashkëpërgjegjës për...
  3. Topalli: Votimi me 3/5, çlirim i procesit të integrimit Tiranë- Drejtori i Përgjithshëm i Zgjerimit në Komisionin Evropian, Stefano...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›