Topalli, vizite ne Jordani
Qe prej vendosjes se marredhenieve diplomatike mes Shqiperise dhe Mbreterise Hashemite te Jordanise, me gjithe deshiren e mire te dy vendeve, nuk kishte pasur deri me sot asnje marreveshje, asnje shkembim vizitash dhe asnje marredhenie ekonomike.
I pari takim zyrtar i nje personaliteti te larte politik shqiptar ne Jordani do te shenohet pritja e vecante e rezervuar nga Kryeministri i Jordanise, Nader Al-Dhahabi per Kryetaren e Kuvendit te Shqiperise, Jozefina Topalli dhe delegacionin parlamentar qe e shoqeronte ne nje vizite dy ditore ne Jordani, e ftuar ne Asamblene Parlamentare Euro-Mesdhetare. Kryeministri Nader Al-Dhahabi dhe Kryetarja e Kuvendit te Shqiperise shprehen kenaqesine per realizimin e ketij takimi qe tashme do hape rruget e bashkepunimit. Kryeministri i Jordanise, nje prej personaliteteve me te rendesishem ne vend, por edhe rajon, tha se vendi i tij ka te gjithe deshiren per zhvillimin e marredhenieve me Shqiperine ne te gjitha drejtimet. Kryetarja e Kuvendit, theksoi domosdoshmerine e shkembimit te vizitave mes dy vendeve. Ajo tha se biznesi jordanez eshte i mirepritur ne Shqiperi, ku do te gjeje te gjitha kushtet e favorshme per investime. Edhe kryetari i Parlamentit te Jordanise, Abdel-Hadi i rezervoi nje takim te vecante kryetares se Kuvendit te Shqiperise, gjate vizites se saj ne Jordani. Shqiperia, e perfaqesuar nga kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, shoqeruar nga deputetet Ilir Rusmali dhe Ben Blushi, mori statusin e vezhguesit dhe vitin e ardhshem pritet te jete anetare e EMPA-s.