Presidenti Topi: Nderhyrje ne Ligjin e Arsimit te Larte
Gjate vizites ne ambientet e Fakultetit te Mjekesise, presidenti i Republikes Bamir Topi ka hedhur idene se ligji i Arsimit te Larte ka nevoje te reformohet. "Une kam pasur rastin ta ndjek nga afer te gjithe reformimin e ligjit per arsimin e larte. Ka pasur mjaft debate, qe nuk jane bere midis njerezve qe dine dhe nuk dine, por kryesisht jane bere debate midis rrethit te pedagogeve, rrethit te profesoreve dhe padyshim ka pasur dhe koherenca, por ka pasur dhe divergjenca", tha Topi. Ai sqaroi se shpesh here, keto diskutime, jane bere larg katedrave, me emocione shpesh here te castit, me interesa te caktuara, ndoshta interesa jashtezakonisht te vogla. "Gjithsesi, ne kemi nje ligj, ligji 9741 me nje amendament, por ne biseda edhe me rektorin, edhe me te tjere, gjykohet prape qe ligji ka nevoje te reformohet. E thashe kete episod per te dhene domosdoshmerine e nje netuork-u, te nje bashkepunimi te rendesishem te politikes me katedren, me universitetin", tha Presidenti Topi. Ai vijoi se "kur diskutojme per ceshtje mjaft te rendesishme qe kane te bejne me sistemin, kane te bejne me kurrikulen, kane te bejne me politikat e perspektives, cdo gje duhet bere ne menyre te kualifikuar, duhet bere neper katedra, neper universitete, sepse aty eshte koncentrati intelektual, profesional i fushes", tha presidenti i Republikes, duke shtuar se ky duhet te jete nje shans per politiken ne pergjithesi, qe te marre ekstraktin e ketyre mendimeve dhe ta projektoje per perspektiven. Me tej, kreu i shtetit vleresoi se Fakulteti i Mjekesise eshte nje fakultet qe permendet per traditen e tij, por nga ana tjeter, kemi edhe nje reference qe shkon pikerisht tek Bolonja. Sipas presidentit, Bolonja eshte nje qytet ku natyrisht merret si reference, per sa i perket references se zhvillimit te pedagogjise dhe te gjithe kurrikules universitare, orientohet tek Bolonja per ata qe studiojne ne mjekesi, per ata qe zhvillojne aktivitete ne mjekesi, do te thote qe, pervec formatit universitar, te orientohesh nga nje qytet ku ne traditen e vet ka mjekesine, ku edhe sot e kesaj dite merret si nje nga referencat me te mira evropiane dhe boterore. "Jemi pasardhes te Nene Terezes, e cila vuri ne themel te misionit te saj pikerisht humanizmin. Keshtu qe ne duhet te dime shume mire te komunikojme sistemin profesional te organizuar, duhet te dime te kombinojme ne menyre shume perfekt, efikase, profesionalizmin, intelektualizmin, me pjesen tjeter te humanizmit", perfundoi kreu i Shtetit.