Topalli vizitë në Medresenë e Tiranës
Kryeparlamentarja Topalli ka bërë një vizitë sot paradite në Medresenë e Tiranës dhe ka uruar besimtarët muslimanë për festën e Kurban Bajramit. Topalli ka deklaruar se dita e sotme është një ditë e shenjtë dhe se nuk ka nevojë vetëm për fjalë të mira, por edhe për vepra të mira. Ajo ka deklaruar se shqiptarët kanë nevojë për veprime që sjellin mirësi.