SHBA rritja me e vogel e popullsise qe nga 1930

Zyra e Regjistrimit të Popullsisë në Shtetet e Bashkuara publikoi rezultatin për periudhën nga viti 2000 deri në 2010.
Sipas të dhënave, popullsia amerikane është rritur me vetëm 10 përqind në këtë 1- vjeçar duke shkuar në 308.745.538 milion banorë. Kjo është rritja më e vogël që nga koha e Depresionit të Madh në vitet 1930.
Me rreth 60 përqind në rritjen e popullsisë kanë kontribuar shtetasit e lindur në Amerikë, ndërsa me 40 përqind familjet dhe personat që kanë emigruar në SHBA.
Shteti me rritjen më të madhe u regjistrua Nevada me 35 përqind, ndërkohë që i vetmi shtet me reduktim të popullsisë u regjistrua Miçigani.
Numërimi paraqet rëndësi edhe për politikën amerikën, pasi në bazë të numrit të popullsisë do të bëhet edhe ndarja e mandateve për 10 vitet e ardhshme në Dhomën e Përfaqësuesve në Kongresin amerikan.