Akciza përmes doganave, Komisioni i Ekonomisë miraton pr/ligjin
Tiranë- Autoritet doganore duke filluar nga 1 Korriku do të grumbullojnë dhe menaxhojnë akcizën, e cila nuk do të vilet më nga administrata tatimore.
Kështu ka vendosur sot Komsioni i Ekonomisë pasi ka kaluar me vota e mazhorances pr/ligjin për akcizat në vendin tonë.
Pr/ligji nuk parashikon ndryshime sa i takon nivelit të akcizës por vetëm mënyres sesi mblidhet dhe si menaxhohet.
Sipas pr/ligjit në fjalë akciza do të menaxhohet nga doganat në formë elektronike dhe rregulla të reja do të implementohen për shlyerjen e detyrimeve që burojnë prej saj.
Por nga ana tjetër përfaqësues të biznesit kanë kundërshtuar ashpër disa nene të pr/ligjit. Pasi sipas tyre aty nuk janë marrë parasysh nismat e qeverisë për të mbrojtur bizneset shqiptare. Pika më e kundërshtuar nga biznesi ishte garancia për gjobat që sipas tye është ‘një barrë e shtuar për ta’.