Kompanitë italiane interes për energjinë e rinovueshme
Investitorët italianë shfaqin interes për prodhimin e energjive të rinovueshme në Shqipëri. Një delegacion, në përbërje të së cilit janë 5 kompani po shohin mundësinë e investimit për prodhimin e energjisë nga era dhe biomasa.
TIRANE- Investitorët italian po shohin mundësinë e prodhimit të energjisë në Shqipëri nga burimet e rinovueshme. Një delegacion në përbërje të së cilit janë 7 kompani italiane, nga të cilat 5 në fushën e energjisë së rinovueshme po studiojnë tregun shqiptarë për të zbatuar projekte konkrete kryesisht në prodhimin e energjisë nga era dhe biomasa. Drejtuesit e Institutit Italian të Tregtisë shpjegojnë se me interes është i gjithë territori i vendit.
“Shqipëria është interesante në çdo zonë në jug të vendit po mendohet për ngritjen e impianteve eulike, për prodhimin e energjisë nga era. Ndërsa në veri ka mundësi të shumta nga burimet hidrike, mbetet vetëm të zgjedhës. Ekzistojnë projekte konkrete që do të zbatohen në të ardhmen” , u shpreh Drejtori i Institutit Italian të Tregtisë Francesco Vitelli.
Ndërsa Fabio Panetta, biznesmeni italian shtoi se “mendojmë se tregu shqiptarë për energjinë e rinovueshme është shumë interesant. Me delegacionet që kanë mbërritur tashmë në Shqipëri janë 5 kompani që operojnë në fushën e energjive të rinovueshme dhe që kanë interes për Shqipërinë”
Investitorët italian janë të pranishëm tashmë në Shqipëri me shumë projekte e energjisë elektrike jo vetëm në burimet e reja prodhuese, por edhe në sektorin e transmetimit nëpërmjet ndërtimit të linjës të interkonjeksionit Shqipëri- Itali. (a.r/news24/balkanweb)