E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrëzohet padia e Aneta Ramës ndaj Berishës

Gjykata e Lartë rrëzon padinë civile të ngritur nga Aneta Rama ndaj kryeministrit Sali Berisha. Avokati i Aneta Ramës, nënës së kreut të PS-së Edi Rama, Arjan Salati, kërkoi që kryeministrit Berisha t'i hiqet imuniteti ndërsa avokatja e kryeministrit Berisha Erinda Ballanca, theksoi se deklaratat e bëra në Kuvend ishin politike.
Aneta Rama, nëna e liderit të PS-së, Edi Rama paditi në Gjykatën e Lartë për shpifje kryeministrin Berisha për deklaratat e tij në sallën e parlamentit në 26 nëntor 2009. Ajo e akuzon kryeministrin për shpifje, për 2 pika të deklaratës së tij në parlament që kishin të bënin me një sëmundje mendore të djalit të saj dhe për pretendimet se Edi Rama e ka trajtuar pa dinjitet të ëmën.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›