E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pjesëmarrja e grave në politikë, në një seminar

Nxitja e pjesëmarrjes së grave, të rinjve dhe minoriteteve në politikë ishte objekt i  seminarit dy ditor "Të drejtat e grave dhe Shqipëria", që përfundoi sot  në qytetin e Shkodrës, me pjesëmarrjen e grave dhe vajzave të këtij qyteti,  organizuar nga Koalicioni për nxitjen e pjesëmarrjes së grave, të rinjve dhe minoriteteve në politikë, në kuadër të programit  Gratë për Ndryshim. Sipas koodinatores të këtij progami për rajonin e Shkodrës, Alketa Leskaj , qëllimi i këtij aktiviteti është nxitja e pjesëmarrjes së grave dhe të rinjve në politikë, veçanërisht në kushtet e përcaktimit në Kodin e ri Zgjedhor të  një koruumi prej 30 % të grave në Parlament. Gjatë dy ditëve të këtij seminari  trajnueset Etleva Sheshi dhe Zhaneta Harka trajtuan për pjesëmarrëset disa tema të tilla si konventa për eliminimin e të gjitha formave të diskriminimit ndaj grave, ligji për Barazinë Gjinore,  i miratuar gjatë viti të kaluar nga Parlamenti Shqiptar, Strategjia Gjinore në Shqipëri dhe  Kodi i ri Zgjedhor.

Email This Klikime: 1

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›