Topi - Ignatavitius Te rinise dialogu Berisha-Rama
Presidenti Bamir Topi ben thirrje per rifillimin e dialogut mes pozites dhe opozites per zgjidhjen e sites se krijuar nga demonstrata e dhunshme e 21 janarit. Zyra e shtypit e Presidences publikoi dje detajet per takimin e zhvilluar mes Presidentit Bamir Topi dhe te derguarit te OSBE-se per zgjidhjen e krizes politike. Sipas njoftimit gjate takimit kreu i shtetit ka ritheksuar qendrimin e tij institucional per rivendosjen e dialogut politik. Partite te nxiten nga nevoja e qytetareve per stabilitet. Duhet nje hetim teresor i paanshem dhe profesional per ngjarjet e 21 janarit - deklaroi Topi. mes Topit dhe Ignatavitius u nenvizua rendesia se duhet te gjendet vullneti per nje dialog sa me te shpejte e konstruktiv ne sherbim te interesave madhore te Shqiperise e po ashtu heqja dore e udheheqesve dhe perfaqesuesve politike nga gjuha e urrejtjes qe mund te nxise cfaredolloj akti te dhunshem qe cenon rendin publik institucionet kushtetuese dhe stabilitetin e per me teper sigurine e jetes per qytetaret shqiptare.
Nga ana e tij kreu i shtetit nenvizoi qendrimin e tij institucional dhe vullnetin maksimal per vendosjen e nje dialogu te menjehershem mes partive politike ne vend te shoqeruar nga pjekuria vizioni dhe toleranca politike. Presidenti Topi vuri ne dukje se te gjitha keto duhet te nxiten dhe te udhehiqen nga nevoja e qytetareve shqiptare per qetesi dhe stabilitet ne sherbim te mireqenies dhe nje te ardhmeje te sigurt per ta. Ne momentet kur ne jemi kaq prane realizimit te aspirates se shqiptareve per te qene pjese e familjes se madhe evropiane eshte ne detyren dhe dinjitetin e gjithsecilit prej nesh te gjejme forcen e vullnetin e duhur politik dhe te zbatojme te gjithe mekanizmat ligjore per zgjidhjen e ketyre mosmarreveshjeve qe cenojne te ardhmen tone evropiane - u shpreh kryetari i shtetit. Ne kete pike kreu i shtetit nenvizoi edhe njehere rendesine e madhe te zhvillimit te nje hetimi teresor profesional te paanshem dhe transparent per ngjarjet e 21 janarit si dhe ruajtjen dhe respektin e plote te institucioneve te pavarura kushtetuese ne menyre qe gjithsecili prej tyre te beje punen e vet dhe me pergjegjesi maksimale.