Topi : Partitë të vijojnë reformën në drejtësi

Presidenti i Republikës, Bamir Topi i ka bërë apel politikës që t'i japë jetë reformave në drejtësi. "është absolutisht në përgjegjësinë e politikës të vazhdojë reformat në legjislacionin në fushën e drejtësisë. Ligje që kanë të bëjnë me drejtësinë kërkojnë votim dhe një numër minimalisht të domosdoshëm për të realizuar këtë ligj. I kërkoj partive politike që në mënyrë të drejtpërdrejt të vazhdojnë reformën në drejtësi", deklaroi Presidenti i Republikës.
Në fjalën e tij në 10-vjetorin e shkollës së Magjisraturës, Topi apeloi për pavarësi në sistemin e drejtësisë, për drejtësi të barabartë dhe gjyqtarë dhe prokurorë të ndershëm. Ai theksoi se ruajtja e pavarëssë në drejtësi është tepër e vështirë, por është gur themeli i një vendi. "Vetëm një gjyqtar i pavarur do të mbrojë drejtësinë pavarësisht interesave politike dhe ekonomike", theksoi Topi.
Sipas Presidentit drejtësia në vend ka ende shumë probleme. Kreu i shtetit pohoi se reforma në drejtësi ka qenë kontribut i gjithë klasës së politikanëve në parlament. Sipas tij sistemi i drejtësisë vuan vazhdimësinë e reformës.