Topi: Pavarësia e gjyqësorit, s'është luks
TIRANE - Presidenti i Republikës Bamir Topi, u shpreh sërish sot mbi problemet ne sistemin e drejtesisë.
"Edhe pse janë bërë hapa përpara ende ka probleme. Gjyqtarët duhet të ngjallin besim tek qytetarët". Sipas tij, pavaresia e gjyqesorit nuk është luks.
Topi e vleresoi se shkolla e Magjistratures eshte gur themeli në rritjen dhe përparimin e strukturave të drejtesisë. Deklarata u bë në ceremoninë e 10-vjetorit të Shkollës së Magjistraturës.