E Diel, 1 Nëntor 2026

‘Klithma’, vepra më e shtejtë në botë, shitet për 120 milion dollarë

SHBA- Piktura ‘Klithma’ e artistit Norvegjez, Eduard Munch është shitur në ankand për 120 milion dollarë, duke u bërë kështu vepra më e shtrenjë në botë. 

Kjo kryevepër e realizuar në vitin 1895 nga Munch, u ble nga një person anonim gjatë një ankandi të Sotheby në Nju Jork, ankand i cili zgjati vetëm 12 minuta. 

Për këtë vepër ishin vënë në garë katër persona, ndërsa cmimi fillestar ishte vendosur 40 milion dollarë. Deri dje, vepra më e shtrenjë në botë ishte një pikture nudo e Pikasos, e cila kishte kapur shifrën prej 106.5 milion dollarë në vitin 2010.
(el.me/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›