E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli: Padi për shpifje ndaj Ballës dhe Tahirit

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka njoftur sot për paditë që janë ngritur ndaj dy deputetëve socialiste Taulant Balla dhe Sajmir Tahiri.
 

Duke folur në seancën e sotme plenare, kryeparlamentarja Topalli theksoi se të dy deputetët janë paditur për shpifje në sallën e parlamentit dhe për këtë do të shkojnë në gjyq.
 

“Do të jeni në gjyq shpifje dhe përbaltje që hidhni në Kuvend. Ka një rregullore dhe ka një ligj. Çdo gjë që ju duket se ju shkon në bursën e krediteve, në atë të shpifjeve ju bën dëm edhe juve, edhe Kuvendit. Ju keni gjetur rrugën tuaj, megjithatë ju them se në gjyq do jeni njëri në 31 dhe tjetri në datë 26. Fletë padinë e kam në zyrën time, nuk ka procedurë”- ka theksuar Topalli.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›