E Diel, 1 Nëntor 2026

Lokalizohen flakët në Orikum, 3 shtëpi të djegura

Vlorë- Zjarri në Orikum dogji tre shtëpi. Sipas burimeve nga policia mësohet se pas shumë orë përpjekjesh flakët kanë mundur të lokalizohen vetëm në orët e pasdites.

Kryetari i bashkisë së Orikumit, Kanan Braho, në një prononcim për atsh, tha se zjarri shkaktoi djegien e tre shtëpive, dy në fshatin Dukat dhe një tjetër në kodrat lindore të Orikumit, si dhe shkrumboi një sipërfaqeje prej disa dhjetëra hektarë me shkurre dhe pemë.

Sipas tij, tashmë nuk ka më rrezik për përhapjen e flakëve, ndërsa në vende të caktuara del ende tym. Flakët e një zjarri të fuqishëm përfshinë rreth orës 13:30 fillimisht kodrat e fshatit Fushë Dukat, për t'u përhapur me shpejtësi, për shkak të erës, në kodrat në afërsi të qytezës të Orikumit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›