Topi: 2010 me rëndësi për politikën, kërkon impenjim

Presidenti i Republikës, Bamir Topi në ditën e parë të 2010 ka deklaruar se ky vit është shumë i rëndësishëm për politikën dhe ka impenjime të mëdha.
Në vizitën që i bëri dy fëmijëve binjakë, foshnjave të para të lindura në këtë vit të ri, Presidenti ka deklaruar se ky është viti i prosperitetit dhe impenjimeve. "Viti 2010 është shumë i rëndësishëm për politikën. është vitit që kërkon impenjime të mëdha, pasi në vetvete është viti i prosperitetit", theksoi ai.
Presidenti pohoi se në këtë vit të ri ka shumë rëndësi faqja sociale.
Kryetari i shtetit ishte i shoqëruar në maternitetin "Koço Gliozheni" nga zonja e parë, Teuta Topi.