Festa për 2010, policia në gatishmëri

Ndërkohë që sheshi në kryeqytet ishte i mbushur me qytetarë që prisnin ndërrimin e viteve, policia e Tiranës ka qenë në gadishmëri të plotë për të parandaluar çdo lloj situate te pakëndshme. Sheshi ka patur një numër të lartë efektivësh blu, ndërkohë që për të parë nga afër situatën nuk kanë munguar as vetë drejtuesit kryesorë të policisë së kryeqytetit. Drejtori Tonin Vocaj deklaroi se policia e kryeqytetit është e angazhuar maksimalisht për të ruajtur sigurinë e qytetarëve në këto ditë festash.
Duke ju referuar çastit të ndërrimit të viteve, drejtori u shpreh se situata ka qenë e qetë .