E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi Abuzimi me ndertimet e keqe e te gjitheve

Presidenti i Republikes viziton Saranden dhe prek ceshtjen e urbanistikes

Presidenti Topi eshte ndalur dje ne Bashkine e Sarandes ne vijim te turit te vizitave qe ka ndermarre ditet e fundit ne njesite vendore qe shtrihen pergjate detit Jon. Pas nje takimi disaminutesh koke me koke me kryebashkiakun Stefan ipa kreu i Republikes eshte informuar rreth problematikave qe ndeshet sot qyteti bregdetar sidomos ajo e ujit te pijshem apo renia e numrit te turisteve kete sezon krahasuar me vitin e kaluar. Per te gjitha keto dhe te tjera Topi eshte informuar ne menyre te detajuar nga kryebashkiaku sarandjot ipa. Nderkaq Presidenti i Republikes viziten e tij ne Sarande e ka cilesuar si nje vizite pune edhe relaksi. Presidenti Topi ka prekur ne distance edhe ceshtjen e abuzimeve me ndertimet ne Sarande te cilat i ka cilesuar jo gabime te nje individi te vetem pasi sipas tij ky eshte shnderruar ne fenomen dhe e keqja eshte mbartur ne vite. Zoti Topi nuk artikuloi ndonje emer apo nuk ka vecuar ndonje objekt konkret por thjesht shpreh se gabimet qe jane kryer duhen te pranohen si te tilla. Dhe kaq. Nisur nga fakti se Saranda shquhet per mbipopullim ne muajt e veres zoti Topi ka hedhur idene edhe te berjes atraktive te saj edhe ne muajt e dimrit duke zgjeruar kufijte e sezonit. Ai u eshte referuar eksperiencave te vendeve perendimore me te njejten gjeografi qe nderkaq konsiderohen si qendra turistike dhe ne dimer. Megjithate Topi ka theksuar se shteti shqiptar duhet te punoje me teper qe turistet te vijne me shume deshire dhe te rikthehen po me te njejten deshire. Pasi ka pershkuar me kembe shetitoren buze detit te Sarandes kreu i shtetit shqiptar ka kryer nje vizite ne ekspoziten e celur ne mjediset e Muzeut Etnografik te Sarandes nga tre piktore maqedonas dhe nga Saranda. Mes te tjerash ai eshte perballur edhe me portretin e vet te pikturuar me laps nga nje piktor vendas te vendosur ne stende krah portreteve te tre ish-kryebashkiakeve dhe kryebashkiakut aktual sarandjot.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›