E Diel, 1 Nëntor 2026

Nesër starton kategoria superiore e futbollit

TIRANË- Nesër do të ngrejë zyrtarisht siparin e saj kategoria superiore e futbollit, duke i dhënë kështu start kompeticionit më të rëndësishëm futbollistik në vend.
Evenimenti, i cili për shkaqe burokratike vonoi fillimin e tii, do të nisë zyrtarisht javën e parë, ditën e shtunë, ora 16:00 me sfidat Vllaznia-Laçi dhe Bylis-Shkumbini, për t’u mbyllur më pas, ditën e hënë me ndeshjen më të rëndësishme të kësaj jave ku bardhë e blutë e Kryeqytetit ,Tirana do të përballen me ekipin bregdetar të Durrësit, Teutën.
Ndërsa, ekipi korçarë i Skënderbeut, fituesi i kampionatit në fuqi, nesër në mbrëmje do të përballet në fushën e tij me ekipin nga Berati, Tomorrin, në një sfidë ku pritet dhe rikonfrimimi i gjendjes së mirë të vendasve.
Ndërkaq, sfidat e tjera që do të ofrojë java e parë e këtij evenimenti janë Apolonia-Dinamo, Flamurtari-Kamza dhe Kastrioti-Pogradeci.
Fillimi i këtij kompeticioni, pritet me interes të lartë jo vetëm nga dashamirësit e futbollit, të cilët do të mbushin shkallët e stadiumeve për të shijuar beniaminët e tyre në kampin e blertë, por edhe nga klubet dhe drejtuesit e tyre për të parë frytet e punës gjatë merkatos verore.
Merkato ka sjellë shumë ndryshime në organikën e skuadrave, por pa lënë të ndryshuar sfidën për fitoren finale, ku ekipet pretendente janë po ato të vitit të kaluar, ekipi kampion në fuqi i Skënderbeut të Korçës, Tirana kryeqytetase dhe Flamurtari i Vlorës.

(d.b/BalkanWeb)

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›