Kanabis dhe kokainë në makinë, pranga 24-vjeçarit
Policia i gjen në makinë 1.4 gramë kokainë dhe 6.9 gramë kanabis sativa, prangoset 24-vjeçari beratas. Burime të Komisariatit të Policisë Berat bëjnë me dije se rreth orës 23:35 të së hënës u bë arrestimi në flagrancë i Albano Fanit, 24 vjeçarit lindur dhe banues në këtë qytet. Policia kishte informacioneve se 24-vjeçari do të shpërndante një sasi lënde narkotike në lagjen “Goricë”. Gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga strukturat e policisë në vendin e quajtur “Lapidari”, në mjetin e tij tip “Benz” me targë TR5727J, në sediljen e pasagjerit, Fanit iu gjet një qese farmacie me 6.9 gramë kanabis sativa, ndërsa në pjesën e poshtme të derës së shoferit u gjet një qese e brenda së cilës ndodhej 1.4 gramë kokainë. Sasia e drogës u bllokua në cilësinë e provës, ndërkohë që i arrestuari do të përballet me veprën penale të “prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”.
#