E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vjedh shtëpinë e vet, arrestohet djali 17 vjeç

Krujë

Në bashkëpunim me një shok të rritur vjedh në shtëpinë e vet një gjenerator elektrik dhe e shet. Denoncimi i babait e ka çuar djalin 17-vjeçar në pranga së bashku me shokun 26 vjeç, Mikel Myrta. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Bushnesh të Krujës ku dhe banojnë dy të arrestuarit. Drejtoria e Policisë së Qarkut Durrës bëri të ditur se arrestimi në flagrancë i shtetasve Mikel Myrta dhe C.T. u bë pasi dyshohet se gjatë orëve të natës të 12 marsit në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur në banesën e babait të të miturit një gjenerator elektrik me vlerë 80.000 lekë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua gjeneratori i vjedhur të cilin djali dhe bashkëfshatari i tij e kishin shitur në Mamurras. Dy të rinjtë akuzohen për vjedhje në bashkëpunim dhe ndonëse njëri prej tyre ka dëmtuar familjen e vet i ati nuk është tërhequr nga denoncimi, duke dashur t’i japë të birit një mësim.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›