E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi-Berisha Libia clirohet nga nje tiran


Dy përfaqësuesit më të lartë të shtetit shqiptar, Presidenti Topi dhe Kryeministri Berisha, përshëndetën eliminimin fizik të ish-diktatorit libian, Muammar Gaddafi, ngjarje që i jep fund luftës së përgjakshme civile në vendin e madh afrikan.

Në një deklaratë të publikuar pasdite nga Presidenca, shprehej bindja e Zotit Topi se “kjo ngjarje lë pas një kalvar të gjatë vuajtjesh dhe i jep fund një prej diktaturave më të gjata në botë. Tashmë Libisë i hapet përpara një perspektivë e qartë demokratike dhe paqe”.

Nga ana e tij, duke reaguar pothuajse në të njëjtën kohë, edhe Kryeministri Berisha shprehu kënaqësinë për përfundimin e konfliktit libian, edhe pse theksoi se “do të kishte qenë më Vdes GaddafiKush ishte Muammar Gaddafi?Libi, konfirmohet zyrtarisht vdekja e Gaddafi-t mirë që Gaddafi të kapej i gjallë dhe të vihej përpara drejtësisë për krime kundër njerëzimit dhe popullit të tij”.

Berisha e konsideroi vdekjen e Gaddafit si një “ngjarje të shumëpritur për popullin libian dhe të gjithë botën”.

Si pjesë e aleancës së NATO-s, Shqipëria ishte pjesë e koalicionit që sulmoi trupat e diktatorit, duke dhënë ndihmesën e tij për fitoren përfundimtare të trupave demokratike. Megjithatë, pa kapacitete ajrore bombarduese, vendi ynë u mjaftua në autorizimin e përdorimit të hapësirës sonë ajrore për të bombarduar Libinë, hapësirë që eventualisht nuk rezultoi e përdorur në këto operacione.

Nuk është i qartë se cili do të jetë qëndrimi i Ministrisë së Mbrojtjes për mundësinë e dërgimit të trupave shqiptare në Libi, nëse do të kërkohet asistenca e forcave paqeruajtëse të NATO-s në vend.

Koloneli Gaddafi, njeriu që udhëhoqi Libinë për 42 vjet, u vra më parë gjatë ditës, ndërsa udhëhiqte trupat e fundit të mbetura në mbrojtjen e Sirtes, qytetit të tij të lindjes.

Facebook Sondazh

A duhet te dergoje Shqiperia trupa ne Libi, nese nje mision paqeruajtes i OKB-se ose NATO-s do te miratohet?

Po

Jo


Duke llogaritur rezultatet. Ju lutem prisni... if(useCookiesToRememberCastedVotes){ var cookieValue = Poller_Get_Cookie('dhtmlgoodies_poller_435'); if(cookieValue && cookieValue.length>0)displayResultsWithoutVoting(435); // This is the code you can use to prevent someone from casting a vote. You should check on cookie or ip address }
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));


Lajmet kryesore

Libi, konfirmohet zyrtarisht vdekja e Gaddafi-t
Diktatori bie gjatë mbrojtjes së qytetit të fundit që kontrollonte
Durrës, fundoset anija, 8 persona të zhdukur
Meta përgënjeshtron Frattini-n
Balla: Pollo, rryshfet 1.2 milion euro
KFOR: Operacioni në veri, i suksesshëm

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›