Topi: Berisha më akuzon pasi po dështon politikisht

Kreu i FRD-së Bamir Topi ka reaguar sot në lidhje me akuzat e kryeministrit Berisha në seancën plenare të Kuvendit. Në një konferencë për shtyp, Topi theksoi se akuzat ndaj tij janë të një njeriu i cili po dështon politikisht.
"Kryeministri lëshoi sërish dje një lumë akzuash shpifjesh duke tentuar të njollosë emrin tim dhe integritetin tim në cilësinë e ish kreut të shtetit. Kami bindjen se kushdo që e ka dëgjuar ka krijaur atë ndjesi që pata dhe unë. Sërish kryeministri u shfaq në një gjendje të ç`ekulibruar dhe humbi kotrollin. I vetmi person ka 20 vjet që po baltos intutucionet duke vënë në punë një makinë denigruese të pushtetit dhe mediave" tha Topi.
Ai ka theksuar se kryeministri Berisha sulmon rivalët e tij politik sa herë që ndodhet para një dështimi politik duke humbur kontrollin. "Veprimi i tij janë dëshmi që ai mbetet një pacient në një fazë të rënduar mendore. Ju e dëgjuat që ai nuk kishte fakte po me zhargonin e tij konfiktual e lidhi emrin e tij me vrasjen gjyqtarit Konomi. Kryeministri drejton policinë e shteteti, SHISH-in dhe ka të gjithë aksesin e informacionit zyrtar por ai nuk zbardh të vërtetat e mëdha sepse për të nuk ka rëndësi e vërteta” theksoi Topi.
vijon..