Vëzhgimi/ Për 5 vite, ish-presidenti Topi s’pati një agjendë vizite dyditore si presidenti Bujar Nishani
Vizita dy ditore e presidentit Nishani në Bruksel ishte tejet e rëndësishme për të ardhmen e integrimit të Shqipërisë në BE. Kjo për faktin se në këto takimet me krerët e BE-së dhe NATO-s presidenti Republikës Nishani lidhi fijen e besimit të këputur nga paraardhësi i tij Bamir Topi. Një nga arsyet themelore që Bamir Topi nuk vizitoi asnjë herë selinë e Bashkimit Europian në Bruksel dhe Shtëpinë e Bardhë e Uashingtonin në vizitë zyrtare ishte pikërisht identifikimi që iu bë atij me problemin dhe jo me zgjidhjen. Ai e humbi besimin në sytë e ndërkombëtare, që i hoqën vizën për vizita zyrtare në kancelaritë e rëndësishme botërore, pasi rekomandimet e një pas njëshme për të ushtruar kompetencat si kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë për të reformuar sistemit e drejtësisë ranë në vesh të shurdhër. Sigurisht raportet ekspertëve të BE-së për ligjin dhe drejtësinë denoncojnë ububushëm korrupsionin e pafre të sistemin e drejtësisë, i cili lejohej nga heshtja e presidentit Topi. Shqiptarët do të merrnin vesh pas 21 janarit 2011 se presidenti i tyre “fliste me heshtje”. Vetiu Topi humbi shpejt besimin e qytetarëve sepse nuk mund të dalë nga mediokriteti. Në fjalimin e fundit si president Bamir Topi do të deklaronte se gjatë mandatit 5 vjeçar ishte ndeshur me pritshmëri të mëdha nga publiku, me kërkesa të shumëllojshme dhe shpesh kundërshtuese, me kritika të drejta dhe të padrejta. Me patjetër do të jetë koha dhe historia e shkruar që do të vërtetojë sjelljen dhe pritshmëritë e një presidenti, në detyrë nga 2007 deri në 2012. E kundërta po ndodh me presidentin Nishani, i cili në dy ditë bëri më shumë takime të rëndësishme sesa Bamir Topi në 5 vjet. Takimet e presidentit Nishani në Bruksel me krerët e Bashkimit Europian Herman Van Rompuy e Hoze Manuel Barroso, apo me shefin e NATO-s Ander Fogh Rassmusen janë tregues për nivelin sipëror të rëndësisë. Ndërsa presidenca Topi do të mbahet mend për vizitat “jo zyrtare” në jug të Italisë, ku merrte pjesë në promome librash e verash apo prezenca “jo protokollare” në koncertet e Sanremos dhe stadiumet e Europës.
Sido që të jetë Bamir Topi do të mbahet mend si një president që ngeli 24 orë në det të hapur për “mend e kresë”; për një president që nuk bëri një ditë lobing për integrimin europian; për një president që tentoi të rrezonte kryeministrin në aleancë me kreun e opozitës; për një president që deklaroi se më bënë president sepse donin të më largonin nga PD-ja. Për gjatë 5 viteve në krye të Shtetit, Bamir Topi doli të ishte një politikan që përdori kompetencat që i jepte ligji për të ngritur një agjendë personale (deri në krijimin e dy partive politike: AKZ dhe FRD) duke u larguar nga përgjegjësia e rolit si garant i sistemit të drejtësisë dhe ligjit themeltar të shtetit, Kushtetutën. Rikthimi në politikën aktive përmes dy shtojcave politike të krijuara gjatë fundit t mandatit 5 vjeçar demonstrojnë për një përdorim të “levave” të presidencës për qëllime dhe synime të errta.