E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kombëtarja, gati për sfidën me Suedinë

Shqipëria është gati kundër Suedisë, takimi i fundit në eliminatoret e Kampionatit Botëror 2010, ku Kombëtarja jonë merr pjesë për herë të parë, qysh nga kualifikueset e Botërorit të vitit 1966 (Angli), me ndeshjen e humbur 2-0 kundër Holandë, më 24 maj 1964.
Trajneri kroat Josip Kuzhe - i 24-ti në historinë e Kombëtares shqiptare, i pari është serbi Ljubisha Broçiç (1946) - është përpara provës së parë në transferte me përfaqësuesen tonë, pasi të katërta ndeshjet e Shqipërisë nën drejtimin e pasuesit të holandezit Ari Han, janë zhvilluar që të gjitha në "Qemal Stafa", si dy zyrtaret me Portugalinë (1-2) e Danimarkën (1-1), ashtu dhe miqësoret me Gjeorgjinë (1-1) e Qipron (6-1).

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›