E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi-Borchardt, takim mbi zgjidhjen e krizës

Tiranë, 9 shkurt, NOA Çështja e tryezës së afërt
politike mes pozitës dhe opozitës, të cilën presidenti Topi vendosi ta thërrasë
ditën e shtunë, ka qenë në qendër të takimit të tij me ambasadorin gjerman në
Tiranë, Bernard Borchard.

Në kuadër edhe të përgatitjes së vizitës së
pritshme zyrtare që presidenti Topi do të zhvillojë në Gjermani në muajin
prill, takimi i sotëm shërbeu për të mësuar nga përfaqësuesi gjerman qëndrimin e
tij ndaj mënyrës si mund të zgjidhet kriza politike në vend.

Nga ana tjetër, mësohet se kreu i shtetit shqiptar vlerësoi si shumë të mira
marrëdhëniet dypalëshe dhe bashkëpunimin shumëpalësh me Gjermaninë në të gjitha
fushat duke i vënë rëndësi zhvillimit të marrëdhënieve ekonomike dhe rritjes së
pranisë së investitorëve gjermanë në vendin tonë.
Ndërsa nga ana e tij, ambasadori gjerman, Bernd Borhard, vuri në dukje
rëndësinë e shkëmbimit të vizitave në nivelet më të larta që kontribuojnë edhe
në rritjen e nivelit të dialogut dhe bashkëpunimit politik.

n.e/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›