Topi: Dekretet e gjyqtarëve janë bërë me korrektësi
Gjatë një konference shtypi me presidentin rumun, Topi, u shpreh se është e drejta e Kuvendi nëse duhet të emërojë ose jo këto kandidatura.
“Unë kam një eksperiencë të gjatë parlamentare. Në rast se e keni vënë re me vëmendje, jam përkrahës i ndarjes në mënyrë të qartë të kompetencave të pushteteve në Shqipëri. Po t’i referoheni Kushtetutës në rastin e dekreteve ka të drejtën t’i paraqes kandidaturat Kuvendit të Shqipërisë, në rastin konkret për Gjykatën Kushtetuese dhe atë të Lartë. Kjo është një e drejtë ekskluzive e institucionit të presidencës dhe jo e imja. Kompetencë që unë e kam bërë publike”, tha Topi.
Ai shtoi se “kështu që nuk duhet të frikësohemi nëse ka tentativa për ta bërë një proces Në këtë rast nuk fola për asnjë institucion tjetër, por për institucionin ku unë punoj. I tërë procesi i përzgjedhjes së kandidaturave ëshë bërë me një grup profesional, jashtë vullnetit tim. Së pari mbi bazën e kërkesave të ligjit dhe së dyti mbi bazën e CV-ve personale të këtyre kandidaturave. I takon Kuvendit të shprehet”.
Kreu i shtetit tha më tej se të gjithë duhet të mësohen se në demokraci pushtetet funksionojnë në këtë mënyrë, “çka presupozon se nuk kam lejuar ndërhyrjen dhe as lobimin për asnjë nga kandidaturat. Vetëm në këtë mënyrë ne do të garantojmë një proces serioz”.