Topi: Dialog dhe bashkëpunim për imazh të ri në jetën politike
SARANDË- Presidenti i vendit Bamir Topi, ka ripërsëritur apelin për dialog e bashkëpunim mes palëve për të kaluar krizën politike.
Nga Saranda ku Topi ka vijuar vizitën e tij ne jug te vendit, kreu i shtetit theksoi se “dialogu e bashkëpunimi janë në funksion të një imazhi të politikës së re, asaj për qytetarin.”
Kjo ka qenë dhe deklarata e vetme politike gjatë ndalesës në komunën Xarë, ku ka përgëzuar banorët që pas jetës së vështirë në emigracion kanë ringjallur kulturën bujqësore në vendin e tyre.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)