E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spanja shkon ne finale, lamtumire Gjermani!

Gjermani - Spanje 0-1
Pyjol ‘73
Gjermania: Nojer, Fridrish, Lahm, Mertesaker, Boateng (Jansen ‘58), Khedira (Gomesh ‘81), Shvainshtaiger, Ozil, Trokovski (Kros ‘68), Podolski, Klose. Trajner: J. Lev

Spanja: Kasijas, Pike, Pujol, Kapdevila, Ramos, Iniesta, Ksavi, Alonso (Marcela ‘90), Buskuets, Pedro, Vila (Torres ‘81). Trajner: V. Del Boske

Gjyqtar: V. Kasai, (Hungari)
Stadiumi, “Moses Mabhida”, Durban, (60. 970 shikues)

Statistika
Goditje ne porte : 2-5
Goditje jashte: 1-7
Poz, i topit (%) : 49-51
Goditje nga kendi: 6-7
Poz, jashte loje: 2-1
Faulle: 9-6
K. Verdhe: 0-0
K. Kuq: 0-0

Spanja prek finalen e 11 korrikut. Gjermania largohet nga Boterori, pas humbjes 1-0 ne gjysmefinalen djeshme ndaj kampioneve te Evropes ne fuqi. Mbrojtesi Pyjol shenoi golin e vetem te ndeshjes, 17 minuta para perfundimit te ndeshjes, duke siguruar nje vend ne finalen historike, ndaj Holandes. Spanja nuk ishte kualifikuar asnjehere tjeter me pare, ne finalen e nje Boterori. Arritja me e madhe e kesaj skuadre datonte heret ne ’50, vit kur iberiket shkuan deri ne gjysmefinale. Ishte historike per kete skuader perballja e djeshme, ne Dubai, per nje vend ne finalen e Johanensburgut. Nga ana tjeter Gjermania kerkonte finalen e tete ne historine e saj te Boteroreve. Nen drejtimin e Bekenbauerit, Gjermania e kishte siguruar titullin e fundit ne finalet e Kupes se Botes ’90. Gjithashtu kjo skuader nuk i kishte kaluar asnjehere 20 vjet, per t’u shpallur kampione bote. Pavaresisht performances qe se larte qe gjermanet treguan ne ndeshjet e kaluara, ndaj Argjentines dhe Anglise, perballe Spanjes nuk arriten dot te realizonin endrren e tyre, per te prekur finalen. Pjesa e pare e ndeshjes mbyllet ne rrjeta te paprekura. Spanja dominoi lojen gjate 45 minuteshit te pare te ndeshjes. Skuadra e Del Boskes krijoi kater raste te rrezikshme ne porten e Nojer, kundrejt dy rasteve te skuadres gjermane. Podolski krijoi rastin e pare te paster dhe ne fund te fraksionit te pare te ndeshjes Ozil doli i lire ne zone, rrezohet dhe kerkoi nje 11-metersh. Edhe ne fillim te pjeses se dyte ishte Spanja me e rrezikshme para portes. Ksavi Alonso kercenoi porten e skuadres gjermane. Ne ’60 nje goditje e pjerret e David Viles vuri serish ne prove portierin, Nojer. Iniesta shperthen tre minuta me pas dhe jep nje pasim qe nuk arrihet nga Ramos, ne momentin me te mire te Spanjes. Dy tre raste te tjera flasin per dominimin e Spanjes, ne kete pjese loje. Ne 70 skuadra e Joakim Lev pati momentin me te mire per te shenuar ne porten kundershtare. Podolski del i vetem perballe portierit, por reagon shkelqyeshem Kasiljas. 18 minuta para se te perfundonte ndeshja, Spanja gjen golin e shumepritur, me ane te Karlos Pyjor. Nje kros nga kendi shfrytezohet nga mbrojtesi i Barcelones, i cili deperton drejt zones, kercen bukur me koke dhe e dergon topin ne rrjete. Vila largohet nga fusha dhe Torres kishte nje rast tjeter ideal per golin e dyte, por Alonso nuk pasoi ne momentin e fundit. Gjermania kerkon golin e barazimit, por Spanja dominoi mesfushen, duke mos i dhene mundesi kundershtarit qe te reagoje. Perfundimisht Spanja kalon ne finale. Spanja, si kampione e Evropes ne fuqi konsiderohej ekipi i fundit favorit qe kishte ngelur ne gare, per te fituar trofeun ne Afriken e Jugut. Gjermania ishte skuadra e vetme qe, pas titullit evropian ne vitin ’72 kishte fituar edhe trofeun e Kupes se Botes, dy vjet me pas, ne finalet e Boterorit ‘74. E kunderta kishte ndodhur me ekipin e Frances, qe u shpall kampione e Evropes ne vitin 2000, pas suksesit qe siguroi ne Boterorin e ‘98. Spanja, pas suksesit ne “Euro 2008” kerkoi qe te barazonte rekordin e gjermaneve dhe si per koicidence u perball me ekipin e Gjermanise, ne gjysmefinale. “Iberiket” ngriten trofeun e “Euro 2008”, pas fitores se ngushte 1-0, qe arriten ndaj ekipit te Joakim Levit, me nje gol te realizuar nga sulmuesi Fernando Torres. Gjermania kishte fituar ne ndeshjet direkte me Spanjen, dy here nga tre perballjet e kaluara te Boteroreve me te njejtin rezultat, 2-1. Perballja e fundit, ne “USA 94” ishte mbyllur ne barazim 1-1. Ne Dubai te Afrikes se Jugut, Spanja siguron fitoren e pare ndaj Gjermanise, me te njejtin rezultat si ne finale te Euro 2008 dhe me 11 korrik do te vihet perballe tulipaneve, per te diskutuar trofeun.
A. Muraci

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›