E Shtunë, 31 Tetor 2026

Marrëveshja PD-PS, Fyle: Pikë e vërtetë kthese

tefan Füle

Stefan Fyle, Komisioneri për Zgjerimin dhe Marrëdhëniet me Fqinjët, ka përshëndetur marrëveshjen e arritur mes mazhorancës dhe opozitës për ndërmarrjen e tre reformave të rëndësishme. Fyle u ka dërguar letër dy liderëve kryesorë, Sali Berishës dhe Edi Ramës.

Komisioneri për Zgjerimin ka theksuar se kjo është një pikë kthese, e cila mund të shoqërohet edhe me një pikë kthese edhe nga BE, sa i takon dhënies së statusit kandidat për anëtarësimin e Shqipërisë në union.

Rinisja e një punë konkrete për 12 prioritetet kyçe, mund të përfaqësojnë një pikë të vërtetë kthese për Shqipërinë, shprehet Fyle.
Ndonëse nuk do ta konsideroja realiste mundësinë që Shqipërisë ti jepet statusi i vendit kandidat në fund të këtij viti, unë jam po aq i bindur se një veprim i shpejtë e i vendosur nga ana e forcave politike shqiptare, në kontekstin e një dialogu konstruktiv e domethënës, mund të ketë një efekt pozitiv në mënyrën se si Këshilli do të vlerësoje mundësitë që Shqipëria të bëjë progres në ecjen përpara drejt Bashkimit Europian, shton komisioneri.

Fyle e mbyll letrën me shpresën se marrëveshja do të shoqërohet me arritje konkrete.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›