Topi Do te permbushim standardet e kerkuara nga BE
Presidenti i Republikes Bamir Topi ka deklaruar dje se Shqiperia do te zbatoje te gjitha standardet e kerkuara nga Bashkimi Europian. Gjate nje takimi me zyrtaren e Keshillit te Europes Topo theksoi se ndjeshmeria e institucioneve shqiptare ndaj KiE-se vazhdon te mbetet e larte. Deklarata e kreut te shtetit eshte bere publike gjate takimit me zv.sekretaren e pergjithshme te Keshillit te Europes Maud de Boer Buquicchio. Zv.sekretarja e KiE-se ka vleresuar perballjen e institucioneve shqiptare me pergjegjesite per te realizuar me sukses te gjitha reformat dhe kriteret e kerkuara integruese. Ne shprehim mirenjohjen tone per te gjithe vemendjen dhe ndihmesen e vazhdueshme qe kemi marre nga Keshilli i Europes gjate gjithe rruges sone te integrimit ne BE tha kreu i shtetit duke shprehur bindjen se shqiptaret institucionet e shtetit tone jane maksimalisht te angazhuara dhe do te arrijne ti deshmojne Bashkimit Europian permbushjen e standardeve te kerkuara dhe vlerat e tyre me te larta qytetare e shoqerore. Ne kete drejtim Presidenti Topi vuri ne dukje rolin pozitiv te Shqiperise ne rajon si dhe ndjekjen e nje politike te moderuar dhe efikase ne drejtim te rritjes se bashkepunimit paqes dhe qendrueshmerise ne Ballkan. Nga ana e saj zevendessekretarja e pergjithshme e Keshillit te Europes Maud de Boer Buquicchio falenderoi Presidentin Topi per pritjen dhe per kete panorame gjitheperfshirese te zhvillimeve ne Shqiperi. Zonja de Boer Buquicchio pasi e pergezoi Presidentin Topi per transformimin rrenjesor dhe arritjet e vendit tone edhe ne saje te keshillave dhe ndihmeses se Keshillit te Europes ne drejtim te konsolidimit te demokracise institucioneve te pavarura shtetit te se drejtes respektimit te te drejtave te njeriut e siguroi kreun e shtetit shqiptar se kjo ndihmese dhe mbeshtetje do te vazhdoje deri ne realizimin dhe permbushjen e suksesshme te aspirates integruese te popullit shqiptar per tu bere pjese e familjes se madhe europiane. Keshilli i Europes eshte organizmi i pare nderkombetar qe u mor me krizen shqiptare kur ne shkurt te ketij viti dergoi nje delegacion te gjere ne Tirane per te negociuar per nje kompromis mes PD-se dhe PS-se. Por tentativa e delegacionit qe u drejtua nga kreu i Asamblese Parlamentare te KiE-se Cavushoglu deshtoi shume shpejt. Megjithate deklarata perfundimtare e nxjerre nga ai delegacion sherbeu si baze edhe ne bisedimet qe me pas u moren ne dore te Bashkimit Europian. Asambleja Parlamentare e Keshillit te Europes ka miratuar nje rezolute per Shqiperine e cila ka qene e para qe situaten ne Shqiperi e ka quajtur krize politike. Keshilli i Europes ishte dhe nismetare e hyrjes ne skene si interlokutor te kreut te shtetit shqiptar Bamir Topi.