Kreu i opozites Shpresoj se nuk do ta zvarrisni kompromisin

Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama ka zgjedhur ti shkruaje nje leter Kryeministrit Sali Berisha per ti shpalosur edhe njehere oferten e partise qe ai drejton per hetimin e zgjedhjeve te shkuara parlamentare. Ne letren per te cilen jane vendosur ne dijeni edhe kreret me te larte te Komisionit Europian si Hoze Manuel Barroso dhe Stefan Fule si dhe drejtuesit e grupimeve kryesore te Parlamentit Europian si Martin Schulz dhe Joseph Daul ne menyre te qarte Rama thekson se PS-ja ka hequr dore nga fletet e votimit dhe po keshtu nga bojkoti i Parlamentit. Ne leter kreu i PS-se e fton Berishen te pranoje oferten e fundit te PS-se e cila sipas Rames eshte mot-a-mot si ajo qe ka rekomanduar Parlamenti Europian per hetimin e zgjedhjeve. Une vete jua kam dorezuar ate ne formen e nje projekti te firmosur nga mbi 30 deputete te opozites per ngritjen e menjehershme te nje komisioni hetimor per zgjedhjet me shumice nga opozita e nen drejtimin e opozites me nje mandat te plote hetimi per kutite e materialeve zgjedhore. Pa perfshire fletet e votimit i drejtohet Edi Rama Berishes. Sipas kreut te PS-se heqja dore nga fletet vjen per hir te kompromisit te domosdoshem ne kushtet kur kriza politike ne vend po behet pengese. Ne nuk e kushtezojme marredhenien tone te metejshme me Parlamentin me fatin e fleteve te votimit pavaresisht opinioneve krejt te ndryshme qe kemi per kete ceshtje si per shume ceshtje te tjera premtoi Rama duke u terhequr keshtu edhe nga bojkoti parlamentar ne rast se kerkesa e PS-se miratohet nga mazhoranca. Madje leshimet e Rames ne rast se mazhoranca e drejtuar nga Berisha pranon hetimin e kutive te materialeve te votimit shkojne deri aty sa kreu i PS-se deklaron se forca qe ai drejton do te marre pjese ne Komisionin e Reformes Zgjedhore.
Ska dyshim se me te filluar permes ketij hetimi procesi i transparences se shkalles se zbatimit te ligjit ne zgjedhjet e shkuara ne jemi gati te nisim edhe dialogun per reformen e re zgjedhore thekson Rama duke kushtezuar reformen zgjedhore me hetimin e zgjedhjeve te shkuara. Sipas kreut te PS-se hetimi i zgjedhjeve te shkuara ka nje rendesi te madhe per te ardhmen e proceseve elektorale ne Shqiperi. Ne besojme se vetem transparenca e zgjedhjeve te shkuara krijon per reformen e re bindjen e arsyeshme se nuk behet fjale thjesht per te pasur nje ligj me te mire ne leter sic ka ndodhur njezet vjet me radhe pas zgjedhjesh pa standarde europiane por nje ligj qe do te zbatohet me mire se me pare ne realitetin e zgjedhjeve ne Shqiperi shprehet ne leter Rama. Kreu i socialisteve thekson se hetimi i zgjedhjeve te shkuara eshte e vetmja menyre per te krijuar standarde demokratike me zgjedhjet e ardhshme. Sepse permes kesaj transparence palet do te deshmojne per here te pare vullnetin per te hetuar zbatimin e nje ligji kaq themelor per bashkejetesen demokratike te shqiptareve duke luftuar ne rrenje semundjen e vjeter te zgjedhjeve pa standarde duke nxjerre konkluzione te arsyeshme per permiresimin e ligjit zgjedhor po edhe pergjegjesi konkrete te administrates zgjedhore ne procesin e implementimit te tij sqaron Rama. Po keshtu kreu i PS-se deklaron se transparenca eshte e rendesishme edhe per sa i perket besimit qe duhet te krijojne qytetaret per voten e tyre. Ne fund te letres se tij Rama i kerkon Kryeministrit te mos e zgjase me krizen por te marre masa per te vepruar sa me shpejt qe te nxjerre vendin nga kjo situate.