E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi: Edhe Shqipëria, nën ndikimin e krizës

Gazeta Shqip

Fjalimi në OKB
Presidenti Bamir Topi ne OKBPresidenti Bamir Topi mori pjesë në punimet e Debatit të Nivelit të Lartë me temë: Gjendja e Ekonomisë Botërore, të mbajtur në Nju Jork, me ftesë të Sekretarit të Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-Mun. Në fjalën e tij para kryetarëve të shteteve dhe delegacioneve të tyre, si dhe të personaliteteve të larta të politikës dhe ekonomisë botërore, Presidenti Topi vlerësoi ecurinë dhe ndryshimet e mëdha të vendit tonë në këto 20 vjet. Është një realitet që sot Shqipëria është jo vetëm një faktor i rëndësishëm për paqen dhe stabilitetin në Ballkan, por ajo ka përmirësuar ekonominë e saj në raport me vendet e tjera të rajonit. Si rezultat i ndikimit të efekteve të tregjeve financiare, tregtisë, investimeve dhe remitancave, edhe në një vend më pak të integruar në ekonominë rajonale dhe botërore siç është Shqipëria, tashmë vihet re ndikimi i krizës, pavarësisht se rritja ekonomike e saj ishte më e madhe se sa në vendet e tjera në rajon, theksoi Presidenti. Topi përshëndeti shtetin e ri të Kosovës për arritjet e saj.

Topi: Edhe Shqipëria, nën ndikimin e krizës burimi: Gazeta Shqip

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›