E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi: Fishekzjarrët e mitingut të PD janë për fitoren FRD

topiNë mbrëmjen e të premtes FRD organizoi në amfiteatrin pranë kodrave të Liqenit artificial tubimin përfundimtar të fushatës zgjedhore për votimet e 23 qershorit. Duke iu referuar vështirësive që ka pasur FRD gjatë kësaj fushate elektorale Topi tha: Pushteti ka shpenzuar shuma të mëdha për të eklipsuar punën tonë në të gjithë vendin por nuk ja ka arritur dot pasi kandidatët e FRD kanë qenë të pranë çdo qytetari. Ai akuzoi kryeministrin për spotin e publikuar kundër FRD duke thënë: Kryeministri në ikje prodhoi spote me akuza e shpifje ndaj FRD. Ai vetëm këtë di të bëjë: të baltosë,të  fyejë e denigrojë. Ndërkohë që kryetari i FRD-së po mbante fjalën e tij, në sheshin Nënë Tereza po hidheshin fishekzjarre të festës së PD-së. Në këto momente ai u shpreh se: Fishekzjarret e tyre paralajmërojnë fitoren tonë. Ne e dimë se në atë shesh ka shumë njerëz që janë me ne por janë të detyruar nga sistemi diktatorial për të qenë atje. Të jeni të bindur se ata janë atje vetëm fizikisht pasi me mendje janë tek ne.  Kryetari i tyre i ka lënë në mes të rrugës dhe ata tashmë ndihen të tradhtuar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›