Korporacioni italian, 51 milione euro financime ne 3 vitet e ardhshme
Korporacioni italian per zhvillim ne Shqiperi, do te financoje per nje periudhe 3-vjecare nje shume prej 51 milione eurosh, per projekte te ndryshme qe qeveria shqiptare i ka te percaktuara si prioritare, ne strategjine e saj kombetare te zhvillimit dhe integrimit. "I shpreha mirenjohjen time per marreveshjen qe u firmos, prej 50 milione eurosh, ne fusha te ndryshme, ne nje kohe shume te brishte nga pikepamja financiare. Por, kjo nuk e ka bllokuar nenshkrimin e kesaj ndihme shume te cmuar per vendim tim",-tha kryeministri Sali Berisha. Nga marreveshja, 28 milione euro jane parashikuar si kredi ndihme, 3 milione euro grant, 20 milione euro ne formen e konvertimit te borxhit. Parate do te shkojne kryesisht per zhvillimin e sektorit privat, bujqesor dhe zhvillimi rural, zhvillim social si arsimi, shendetesia, politikat e punesimit. "Vitin e shkuar ne kemi nenshkruar afro 4 miliarde euro investime italiane ne Shqiperi, investime te fokusuara kryesisht ne sektorin energjetik. Italia eshte partneri yne kryesor. Kompanite italiane kane projekte ambicioze investimesh ne vendin tone. Vertet Shqiperia eshte nje vend i vogel, por ju siguroj se eshte vendi i mundesive te medha per investitoret e huaj, ne menyre te vecante ne fushen energjetike",-tha Berisha.