Topi Gabimet nga mbipushteti i partive

Presidenti i Republikës Bamir Topi organizoi një pritje me trupin
diplomatik të akredituar në vendin tonë. në fjalën e tij përshëndetëse,
kreu i vendit theksoi se "viti 2012 mbart një specifikë të veçantë për
Shqipërinë dhe popullin shqiptar, pasi përkon me 100-vjetorin e
shpalljes së Pavarësisë dhe krijimit të shtetit shqiptar".
"Gjatë këtij viti, Shqipëria do të ketë zgjedhjet e reja presidenciale, dhe unë, konfirmoj edhe njëherë se vazhdimisht kam nxitur e mbështetur modelin e rrotacioneve demokratike në krye të institucioneve, çfarë i jep frymëmarrje demokracisë, rrit besimin publik tek institucionet dhe mbetet nevojë për vende si Shqipëria, të cilat kanë dalë nga sisteme totalitare të izoluara dhe kanë një tranzicion të gjatë e të vështirë", tha Topi.
Në fjalën e tij, Topi theksoi ndër të tjera se "ky jubile historik është një rast i mirë për të gjithë popullin shqiptar, për shoqërinë qytetare dhe politike, për institucionet dhe aktorët e tjerë publikë, - për të reflektuar mbi gabimet e ardhura nga mungesa e përvojës apo mbipushteti i partive politike në raport me shoqërinë, dhe kështu, për të dhënë një shembull inkurajues përgjegjshmërie e reformash demokratike, si detyrim madhor ndaj qytetarëve, brezave të shkuar dhe atyre të ardhshëm. Shqipëria solide, demokratike, e integruar dhe qytetare është Shqipëria që ideuan themeluesit e shtetit 100 vjet më parë".